KreuShërbimet tona
Shërbimet tona
Mbështetje për biznesin, kërkim, menaxhim projektesh dhe ndërtim kapacitetesh.
Shërbimi 01
Mbështetje për biznesin; inovacion dhe sipërmarrje


RiD mbështet individë dhe operatorë privatë për:
- Zhvillimin e ideve, shërbimeve, produkteve dhe modeleve të reja që i adresojnë sfidat në mënyrë efektive dhe efiçente, brenda një buxheti të ngushtë.
- Mbështetjen e investimeve strategjike
- Të nxënit gjatë gjithë jetës për të siguruar mjete jetese të përshtatshme
Hartimin dhe zbatimin e mekanizmave inovativë dhe plotësues, duke përfshirë:
- modelimin e biznesit, dizajnin e produktit, qasjen në financim, marketingun
- zhvillimin e zinxhirit të vlerës
- partneritetet publike-private
Shërbimi 02
Kërkim dhe analizë


- Kërkim cilësor dhe sasior në mbështetje të politikave dhe vendimmarrjes më të bazuar në evidenca
- Mbështetje dhe këshillim në hartimin e politikave dhe qeverisjen e mirë në fushat tona të ekspertizës
- Pjesëmarrje dhe bashkëpunim në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve të tjera normative në sektorët e ekspertizës
- Publikimi dhe riprodhimi i materialeve metodike, arsimore dhe shkencore
Shërbimi 03
Hartim dhe menaxhim projektesh
Suksesi i menaxhimit të projekteve kërkon disiplinë si në nivel individual, ashtu edhe në nivel organizativ. Si ekspertë të menaxhimit të projekteve, e kuptojmë sa e vështirë mund të jetë ndryshimi i sjelljeve. Do të punojmë me ju për të konsoliduar miratimin e proceseve tuaja dhe për të ndërtuar disiplinën që do të garantojë suksesin tuaj afatgjatë. Me një përvojë të larmishme në zbatimin e projekteve, ofrojmë burime të përkohshme të menaxhimit të projekteve për të plotësuar nevojat e çdo kohëzgjatjeje kontrate. Përmes menaxherëve tanë me përvojë, i mbështesim ekipet e projekteve në:
- Hartim, planifikim, zbatim, monitorim, menaxhim financiar dhe raportim
- Menaxhimin e ekipeve për të arritur synime specifike dhe për të përmbushur kritere specifike suksesi
- Arritjen e të gjitha objektivave të projektit brenda kufizimeve të dhëna
Shërbimi 04
Ndërtim kapacitetesh


Ndërtojmë akseleratorë dhe inkubatorë dhe ofrojmë trajnime të përshtatura përmes teknikave dhe ekspertizës ndërkombëtare. Shërbimet e mentorimit dhe të coaching-ut ofrohen nga konsulentë me përvojë për një gamë të larmishme operatorësh të sektorit privat, sipërmarrës të rinj, OJF-ve dhe zyrtarë publikë të qeverisë. Ofrojmë trajnime në të gjithë Shqipërinë, përfshirë zonat urbane, periurbane, rurale, malore dhe periferike të largëta të vendit. Partnerëve tanë u ofrojmë këto:
- Një analizë gjithëpërfshirëse e nevojave për të arritur rezultatet specifike që ju nevojiten.
- Kurrikula specifike të bazuara në qasjet më të mira të praktikës, të mbështetura në evidenca
- Trajnime të përshtatura me sektorin, rolet dhe nevojat e pjesëmarrësve.
- Përputhje me objektivat, planet dhe strategjinë e organizatës.
- Praktika të ndërtimit të kapaciteteve që janë angazhuese dhe shumë ndërvepruese.